Më shumë se 4 cvite në detyrë/ Shkarkohet Prefekti i Qarkut të Korçës, kush e zëvendëson…

Dhori Spirollari është shkarkuar nga posti i Prefektit të Qarkut të Korçës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vend të Spirollarit, në këtë post është emëruar Nertil Jole.

Spirollari mbante postin e Prefektit që prej nëntorit të vitit 2017, kur Kryeministri Edi Rama ndryshoi të gjithë drejtuesit e prefektuarve në vend.

VENDIMI

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme