Një makinë ka marrë flakë në lëvizje pranë kopshtit Zoologjik në Tiranë. Policia njofton se dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.
Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Me datë 13.04.2022, në afërsi të Kopështit Zoologjik, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin D. Z., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./GSh