Për deputetin socialet Erion Braçe, fatura energjisë 13 mijë, 14 mijë lekëshe apo edhe 20 mijë lekëshe, nuk të bën të pasur. I pasur, thotë Braçe, janë ato që zotërojnë pasuri të paluajtshme e të luajshtme që zotërojnë përfitimet nga kjo pasuri dhe se tashmë duhet të ketë tatime të reja për to. Në një shënim në rrjetet sociale, Braçe thotë se për të pasurit duhet një tatim i ri progresiv për të gjithë të ardhurat nga kapitali, pasuria, ndërsa për energjinë, duhen burime të reja”
“Per te pasurit, tatime te reja, te drejta, progresive! Nje fature energjie 12 mije, 13 mije, 14 mije lekeshe, ja dhe 20 mije lekeshe, Nuk te ben te pasur; Beja sa te duash çmimin, nuk je i pasur prej kesaj! I pasur je prej pasurise se paluajtshme e te luajtshme qe zoteron, perfitimeve nga kjo pasuri! Per te pasurit, na duhet tatim i ri progresiv per te gjitha te ardhurat nga kapitali, pasuria. Per energjine, na duhen burime te reja, shume burime ne energji prej diellit dhe eres qe i kemi ne shumice; Liberalizim dhe heqje e çdo barriere qe pengon zhvillimin e energjise nga keto dy burime kaq te lira.’- shkruan Braçe.