20-vjeçari shqiptar përplas me makinë policin italian dhe u shpëton agjentëve të anti-drogës

Një 20-vjeçar shqiptar është arratisur policisë italiane pas një përpjekje të kësaj të fundit për ta ndalur pasi kërkohej për trafik droge. Agjentët italianë të antidrogës ishin vënë në kërkim të 20-vjeçarit shqiptar pasi ai dyshohej për trafik droge.

Kur i riu shqiptar është pikasur në Viale Borri në Varese  nga agjentët e antidrogës të veshur si civilë teksa lëvizte me një Opel Meriva, ata e kanë ndaluar atë. Në atë moment 20 vjeçar e ka kuptuar se ata janë efektivë të policisë italiane dhe ka ndezur sërish makinën e tij duke goditur me mjetin e tij edhe njërin prej tyre.

Efektivi përfundoi në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq më pas agjentët e antidrogës gjetën të braktisur makinën e 20-vjeçarit, ndërsa i riu u arratis pa lënë asnjë gjurmë. Në po të njëjtin operacion, policia italiane arrestoi një nga bashkatdhetarët e 20-vjeçarit, të cilët kërkoheshin gjithashtu për kokainë dhe marijuanë.

Agjentët e antidrogës zbarkuan në prej shtëpive të tyre duke arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar për posedim dhe trafik droge. Ai u kap me 1 kilogramë kokainë dhe tre kilogramë marihuanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme