Ishin ndaluar në vendin e quajtur Objekti i Panaireve te fshati Shkabaj në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa dy të rinj, një mashkull dhe një femër e mitur, po qëndronin në ulësen e pasme të veturës “BMW”, u janë afruar dy persona të maskuar dhe të armatosur. Njëri me revole e tjetri me thikë.
Dhunshëm u kanë hyrë në veturë dhe duke i kërcënuar u kanë kërkuar gjësende me vlerë.
Dy telefona celularë, një orë dore, zinxhir e disa të holla u janë grabitur paraprakisht. Pas plaçkitjes njëri nga grabitësit ka filluar të ngiste veturën e të rinjve, kurse tjetri ka qëndruar prapa me ta.
Pasi kanë kaluar një pjesë të rrugës, i kanë nxjerrë nga vetura. Kanë filluar ta godisnin të riun me grushte nën tytën e armës dhe e kanë futur në bagazh të veturës së tij. E kanë dërguar deri në fshatin Koliq.