Skema gjeniale/ Si u fundos anija më e rëndësishme e Vladimir Putinit

Krenaria e flotës ruse, anija më e rëndësishme e Vladimir Putinit, tani ndodhet në fund të detit. Kryqëzori Moskva u fundos një ditë më parë, pasi Ukraina tha se e kishte qëlluar me raketa.

Kurse Kremlini e pranoi që ka humbur kryqëzorin, por nuk dha shkaqet e plota, duke thënë se kishte rënë një zjarr në depon e municioneve.

Por sistemet e ndjeshme mbrojtëse të kryqëzorit 12500-tonësh nuk i pikasën raketat Neptun teksa po vinin, për shkak se po gjurmonin dronët turq TB2.

Skema e përdorur nga Ukraina për të shkatërruar anijen flamurmbajtëse në Detin e Zi është gjeniale.

Teksa flakët përfshinë anijen e gjatë 190 metra, ekuipazhi prej 510 personash po nxitonte të shpëtonte jetën.

Sulmi surprizë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit teksa anija komanduese dhe kontrolluese ishte 60 milje larg Odesës.

Kapiteni dhe oficerët e mbrojtjes ajrore thuhet se po merreshin me disa dronë të nisur qëllimisht nga Ukraina, me qëllim që të shmangej vëmendja nga sulmi i vërtetë.

Teksa po merreshin me dronët, drejt anijes ishin nisur dy raketa Neptun R360, të prodhuar në Ukrainë. Ato ishin qëlluar nga një bateri artilerie në breg.

Raketat, secila me një peshë prej 1 ton dhe me një rreze prej 170 milje detare, iu afruan kryqëzorit në nivelin e detit. Një trajektore kaq e ulët e bën të vështirë që të pikaset.

Raketat Neptun shënjestruan dhe goditën shumë pranë depos së municioneve, duke provokuar një shpërthim spektakolar.

Nuk dihet se përse anija nuk shoqërohej nga fregatat, siç ndodh zakonisht.

Por kjo arrogancë ose kjo paaftësi u kushtoi shtrenjtë rusëve, që humbën jo vetëm anijen Moskva, por morën një goditje shumë të rëndë morale.

Në terma ushtarakë, Moskva përbën humbjen më të madhe të forcave të armatosura ruse që kur nisi lufta.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme