Vala e re e shtrenjtimeve

 

Ekonomia globale është në krizë të thellë, çmimet e energjisë elektrike, gazit, ushqimeve, veçanërisht të ushqimeve bazë do të vazhdojnë të rriten për aq kohë sa zgjat lufta në Ukrainë. Askush për momentin s’mund të parashikojë sa do të rriten apo të stabilizohen, shprehet profesoresha universitare, Shenaj Haxhimustafa, shkruan Alsat.

“Le të shpresojmë që me largimin e dimrit, kërkesa për energjensa do të ulet, por kjo është më shumë në fushën e energjisë termike”.

Bashkimi Evropian tashmë po flet për stag-flacion, një nga format më të vështira që mund t’i ndodhë ekonomisë. Kjo do të thotë se çmimet do të jenë më të larta se rritja e ekonomisë së vendit. Stagflacioni mund të rrisë papunësinë dhe varfërinë ndërsa çmimet rriten, ndërsa nuk ka kërkesë.

“Ne tash do kemi çmime më të larta, njerëzit do të kërkojnë më pak, vetë kompanitë do të prodhojnë më pak, kështu që shfrytëzimi i ekonomisë do të jetë më i ulët dhe kjo mund të ketë efekt të madh në shkallën e papunësisë”, shkruan Shenaj Haxhimustafa – Profesor Universitar

Për të ulur normën e inflacionit, i cili në muajin mars arriti në 8.8 për qind, Banka Popullore rriti normën e interesit për bonot, gjë që mund të shkaktojë rritje e kredive të qytetarëve. Qeveria tashmë ka paralajmëruar edhe rishikim të buxhetit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme