Profesori universitar Aleksandar Spasenovski, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se modeli aktual zgjedhor në vend po i detyron partitë e vogla të hyjnë në koalicione me ato më të mëdha për të siguruar një vend në Kuvend. Duke folur për mundësitë për ndryshim të mundshëm të modelit zgjedhor, ai ndër të tjera tha:
“Duhet të jemi të drejtë dhe të themi se për shkak të veçorive të modelit zgjedhor, disa nga partitë më të vogla, veçanërisht partitë e bashkësive më të vogla etnike, detyrohen të hyjnë në koalicion me partitë më të mëdha për të fituar një mandat. Në radhë të parë e kam fjalën për tri strukturat më të mëdha politike – VMRO, LSDM dhe BDI”, tha Spasenovski. /Alsat.mk