Plaçkitet depoja e policisë në Ohër, vidhen shok bomba dhe gaz lotsjellës

 

 

Gaz lotsjellës, shok bomba dhe sende të tjera janë vjedhur nga një depo e policisë në Ohër. Lajmin e ka konfirmuar sot në mëngjes zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, sipas të cilit, bëhet fjalë për depo ndihmëse për pajisje shpenzuese që gjendet në Kazermën e vjetër.

“Në SPB të Ohrit dje në ora 12:30 është raportuar vjedhje e rëndë nga magazina ndihmëse e pajisjeve të shpenzuara të SPB-së Ohër që ndodhet në Kazermën e Vjetër, gjatë së cilës janë vjedhur gaz lotsjellës, shok-bomba dhe sende të tjera të destinuara për deponim”, tha Dimoski.

Është njoftuar Prokuroria Publike dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme