Jo një por dy shkëmbinj jostabil rrezikojnë digën e Matkës, thotë numri një i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov, i cili theksoi se vazhdimisht po ndërmerren masat e nevojshme lidhur me këta shkëmbinj. Ai njoftoi se për njërin shkëmb, është angazhuar një alpinist për vendosje “tenziometrit”, një pajisje kjo që do të mat lëvizjet e tij.
STOJANÇE ANGELLOV, QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZAT
”Shkëmbi i parë është me dimension prej gjashtë deri në tetë metër kub, ose rreth 20 tonë, ndërsa shkëmbi i dytë që mund ta shihni prapa meje, është dukshëm më i madh…. Është angazhuar person alpinist që ka vendosur pajisje për matjen e lëvizshmërisë së shkëmbit, të ashtuquajtur ‘tenziometër’. Kjo pajisje mat se sa shkëmbi lëvizë gjatë ditës, natës, gjegjësisht ndryshimit të temperaturave, pasiqë këto çështje ndikojnë mbi gjendjen e shkëmbit, e dini se temperaturat minus 15 gjatë dimrit, dhe deri në plus 40 gjatë verës, bëjnë lëvizje të caktuar të këtyre shkëmbeve.”
Ai njoftoi më tej se me kërkesë të termocentralit EVN, fakulteti i ndërtimtarisë ka përpunuar një program ku janë përfshirë të gjitha masat dhe veprimet e mëtejshme parandaluese.
STOJANÇE ANGELLOV, QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZAT
”Mendimet në përgjithësi shkojnë në dy drejtime, njëra është që shkëmbinjtë të stabilizohen në vendin në të cilin ndodhen me pajisje dhe mekanizma speciale, ndërsa mendimi i dytë është kontrollimi i shembjes, por është shumë e rëndë të përcillet trajektorja e lëvizjes së shkëmbinjëve që do të bienin në mënyrë të vazhdueshme.”
Qendra për menaxhim me krizat lidhur me shkëmbin 20 tonësh që ndodhet 100 metra mbi digën e Matkës, për herë të parë njoftoi në muajin janar, dhe që atëherë së bashku me ekspertët e sigurisë janë ndërmarrë një sërë masash për ta mbajtur në kontroll këtë shkëmb. /KlanMacedonia/