Nguyen Thi Hue i ka paguar 1.600 dollarë një 27-vjeçari për t’i blerë spermën, të cilën e përdori për të ngelë shtatzënë.
Për këtë arsye, katër gardianë burgu vietnamezë janë pezulluar nga puna për neglizhencë pasi trafikantja e drogës, ka mbetur shtatzënë në përpjekje për t’ju shmangur dënimit me vdekje.
42-vjeçarja pritet të sjellë në jetë fëmijën në prill, pasi në muajin gusht ajo mundi të realizojë ngjizjen duke blerë spermë nga një tjetër i burgosur.
Sipas ligjit vietnamez, gratë shtatzëna dhe nënat, fëmijët e të cilave janë nën 3 vjeç, nuk mund të dënohen me vdekje ndaj kjo është një taktikë e njohur në vendin aziatik.
Sipas medieve vendase, e burgosura bleu spermën e tij në gusht të vitit 2015.