Procedohen penalisht 12 persona në Berat, kapen në flagrancë duke luajtur poker

Policia e Beratit ka proceduar penalisht 12 persona të cilët u ndaluan në flagrancë duke luajtur poker.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës të marrë me qira nga shtetasi A. Gj., kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Berat, në vijim të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit, duke u bazuar dhe në informacionet policore, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojën e organizuar në ambientin e marrë me qira nga shtetasi A. Gj., për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme