Ryshfet e korrupsion në Morinë/ Policët e arrestuar apelojnë vendimin për masat e sigurisë, kërkojnë dhe shpalljen e moskompetencës nga GJKKO

Efektivët e Policisë të pikës kufitare të Morinës, të arrestuar pak ditë më parë kanë apeluar për ndryshim të masës së sigurisë së vendosur ndaj tyre.

Ata kërkojnë gjithashtu që Gjykata e Posaçme e Apelit të shpallë dhe moskompetencën e gjykimit të tyre nga GJKKO, por nga Gjykata e Kukësit.

Mësohet se, argumenti i përdorur nga avokatët e tyre në ankimimin e bërë, ka të bëjë me faktin që sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë, vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra nuk është kompetencë e SPAK, por e gjykatës së rrethit.

OPERACIONI I SPAK

Pak javë më parë, Policia e Shtetit e Kosovës ndërmori një operacion ku goditi policë dhe doganierë në të dyja anët e kufirit.

Ata thanë se kishin fakte dhe prova të mjaftueshme për të mbajtur në qeli personat-zyrtarë që ishin përfshirë në ryshfet dhe në lejimin e mallrave kontrabandë, deri edhe në lejimin e kalimit të një sasie prej rreth gjysmë toni kanabis.

Alarmi i ardhur prej tyre për të gjitha pikat kufitare që lidhnin dy vendet tonë vunë në lëvizje edhe ekspertët e përgjimit dhe të vëzhgimit në SPAK dhe në SHÇBA, të cilët morën aksione serioze për të bërë të mundur kapjen “mat” të efektivëve kufitarë.

Dhe në fakt ndodhi! Janë me qindra foto dhe video, ku Polica dhe SPAK pretendojnë se kanë mundur të filmojnë momente që i implikon thuajse të gjithë skuadrën kufitare mes dy vendeve, duke marrë ryshfet për kalim mallrash dhe për kalim të personave që në vendin tonë ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

SPAK e njoftoi operacionin me anë të një njoftimi zyrtar, ku bëri me dije se janë 15 efektivë të vënë në pranga me masën e sigurisë arrest me burg dhe një tjetër i shpallur në kërkim me këtë masë.

Nga urdhër arrestet e lëshuara prej Prokurorisë së Posaçme, 12 efektivë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa janë pezulluar 4 të tjerë. SPAK thekson se janë edhe dy qytetarë të përfshirë në këtë listë, të cilët kanë marrë masën e arrestit shtëpiak.

PËRGJIMET

Në bisedat e përgjuara, efektivët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të perfituara për kontrabandimin e mallrave, si dhe favorizimin e trafikut të makinave. Madje, në disa raste, ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë.

Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se pak dite përpara finalizimit të operacionit për arrestimin e tyre, policët e kufirit kishin pikasur njërën nga kamerat e përgjimit të vendosur pranë kondicionerit, të cilën e kishin thyer.

312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës u ndaluan edhe 28 policë të pikës doganore Vërmicë, për të njëjtat akuzë.

Punonjësit e policisë në doganën që lidh Shqipërinë me Kosovën ndihmonin që të kalonin kufirin edhe persona me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme