Britania e Madhe ka një plan konkret që t’i ndihmojë Kosovës në qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie
Në një takim informues me gazetarë, zyrtarët e Ambasadës Britanike kanë shpjeguar se tashmë është në proces të tenderimit përcaktimi i një kompanie britanike rekrutuese, e cila do të kryente përzgjedhjen e kandidatëve për borde të caktuara të ndërmarrjeve publike.
Një marrëveshje pritet të nënshkruhet të hënën në mes ambasadorit britanike Ruairi O’Connell, kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.