Në fakt këto dy çështje Apostolovës ia ka thënë kryekuvendari Kadri Veseli gjatë takimit që pati sot me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.
Nga ana e tij, shefi i Kuvendit në adresimin e përbashkët me shefen e zyrës së BE-së tha se Kosova është shtet që e ka kryesore rrugën e saj drejt BE-së.
Veseli dhe Apostolova nuk kanë pranuar t`iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve nëse temë e diskutimit të këtij takimi ishin muri në veri të Kosovës si dhe treni serb, njofton Klan Kosova.