Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se në fokus të takimit me komisionerin evropian për zgjerim Oliver Varhei ishte kontesti me Bullgarinë, i cili bllokon çeljen e negociatave me BE-në. Sela tha se megjithatë mbeten edhe shumë çështje të brendshme për t’u zgjidhur. Sela foli edhe për ngjarjet e 27 prillit në kuvend. Sipas tij e vërteta për këtë rast nuk është zbardhur plotësisht, shkruan Alsat.
“Unë nuk kam pikën e dilemës se e vërteta do të dalë në shesh dhe nuk do të mbyllet më 27 prill vetëm me kaq se sa u mundua regjimi i ri për ta mbyllur, ka njerëz të tjerë që duhet të përgjigjen dhe unë gjithçka që kërkoj është drejtësi dhe jo personalizim të kësaj çështje”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së./Alsat.mk