Pandemia, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë, goditje e fortë për biznesin

Bizneset e vogla janë goditur rëndë nga kriza ekonomike shumëvjeçare që filloi me pandeminë, u bart në energji dhe tani vazhdoi me luftën në Ukrainë. Masat shtetërore mezi kanë ndihmuar që disa veprimtari “të qëndrojnë në këmbë” ndërsa shumë kompani tjera janë mbyllur. Është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë kriza. Në arkën kombëtare nuk ka para për pako të reja për qytetarët dhe kompanitë. Këto janë temat që do të diskutohen në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat sonte në orën 22:00.

“Jemi përballur me një sërë problemesh për sa i përket ruajtjes së likuiditetit, vështirësive për të mbajtur punonjës në këtë periudhë dyvjeçare, zhvendosjes së punonjësve nga një biznes në tjetrin për shkak të kushteve të vështira që kanë pasur bizneset, mospasje të mjeteve për paga”, deklaroi Anita Atanasova- drejtoreshë ekzekutive e Odës së zejtarisë, Shkup./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme