Kasami ia bën të qartë Selës: BESA kurrë nuk do ta përkrah koalicionin BDI – VMRO DPMNE

“Secila përpjekje që do ta ndihmonte koalicionin VMRO-BDI, duke kërkuar të ulemi bashkë me BDI-në për ta legjitimuar këtë veprim të saj, është e barasvlershme me vetë aktin e tradhtisë që ua bën BDI-ja shqiptarëve të Maqedonisë”, kështu ka bërë të ditur shefi i kabinetit të kryetarit Bilall Kasami, Faton Fazliu për portalin Almakos, i cili ka lënë të nënkuptohet se kjo parti do të kundërshtojë pa kompromis formimin e Qeverisë nga BDI dhe VMRO DPMNE dhe se nuk e ka as ndërmed të dëgjojë për çfarëdo kërkese qe mund të bëhet në këtë drejtim, nga kushdo qoftë.

Ditë më parë, themeluesi i Vetëvendosjes!, Albin Kurti bëri thirrje që liderët e shqiptarëve të Maqedonisë që të bëhen bashkë qoftë në pozitë apo opozitë.

Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk duhet të ndahen disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoj po merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar edhe shovinizmin maqedonas edhe popullin shqiptar atje. Pra, le të jenë bashkë, qoftë në opozitë, qoftë në pozitë”, ka deklaruar Kurti.

I menjëhershëm ka qenë edhe veprimi i të përkëdhelurit të Vetëvendosjes, Ziadin Sela, i cili mësohet se me këtë propozim ka shkuar edhe në selinë e Besës.

Por, përgjigjja ka qenë e prerë. “Pas zotimit për Deklaratën e Përbashkët të Partive Shqiptare të Maqedonisë, të ulet të bisedohet me ata që paraprakisht janë deklaruar kundër dygjuhësisë dhe Prokurorisë Speciale Publike, është jo vetëm shkelje e parimeve të Deklaratës, por edhe tradhti ndaj të gjithë atyre që ndihmuan në arritjen e saj. Dhe, të kërkohet Tryezë e Përbashkët me këta aktorë, që nuk arrijnë ta mbajnë asnjë zotim të vetëm, jo vetëm që është nëpërkëmbje e vullnetit politik shqiptar, por është edhe abuzim me vullnetin e mirë për të bërë diçka të përbashkët shqiptare në Maqedoni”, ka thënë Fazliu.

Nga LR-PDSh kanë thënë se qëllimi i takimit ka qenë që të vazhdojnë tryezat e përbashkëta midis partive politke shqiptare në Maqedoni.

“Insistimi ynë ishte se takimin e rradhës duhet ta ftojë Lëvizje BESA duke Ju bërë ftesë të gjithë partive shqiptare, për të vazhduar tryezën e përbashkët lidhur me unifikimin e kërkesave të përbashkëta të votuesve shqiptar!”, thuhet në kumtesën e LrPDSH.

Edhe zedhenesi i BDI’se, Bujar Osmani shfaqi shenja se BDI eshte duke e konsideruar mundesine e respektimit te marreveshjes “fituesi me fituesin”./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme