Trump bllokon 220 milionë dollarët që Obama i ndau për palestinezët

Departamenti i Shtetit, në proces tranzicioni mes administratës së Barack Obamës dhe asaj të Donald Trump po merr në rishqyrtim një ndihmë ofruar palestinezëve në Gaza me vlerë 220 milionë dollarë dhënë në minutën e fundit nga ish-sekretari i Shtetit, John Kerry.

”Pak përpara largimit nga Ministria e Punëve të Jashtme më 20 janar, John Kerry i ka dhënë udhëzime agjencisë së zhvillimit USAID për zhbllokimin e 220,3 milionë dollarëve për programet e rindërtimit në Gaza”, sqaroi sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner, i cili punoi në administratën Obama dhe po ofron asistencë në periudhën e tranzicionit të pushteteve, përcjell Atsh.

”Përpara marrjes së detyrës të sekretarit të Shtetit të emëruar nga Trump, ish-CEO i kompanisë së naftës ‘ExxonMobil’, Rex Tillerson, Departamenti i Shtetit do të rishqyrtojë këtë shpenzim të minutës së fundit miratuar nga administrata e mëparshme dhe do të kryejë rregullimet e nevojshme për të siguruar se ky veprim përputhet me zotimet e administratës Trump-Pence”, njoftoi Mark Toner, përcjell Atsh.

Duke qenë një aleate historike e Izraelit, SHBA-ja renditet gjithashtu një nga donatorët më të rëndësishëm për Territoret Palestineze.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme