Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë i shkallës Richter është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e bashkisë së Fushë-Arrëzit.
Të dhënat nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) tregojnë se tronditja kishte një thellësi prej 16 kilometrash dhe ka ndodhur vetëm 15 kilometra larg qytezës së Fushë-Arrëzit.
Deri tani, nuk ka raportime nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale./GSh