Skandali me naftën në Shqipëri, reagon gazetari i njohur: Taksa e naftës është grabitje me autorizim

Shtrenjtimi i naftës në Shqipëri ka bërë që të shpërthejnë protestat për disa ditë në Tiranë.

Dhe pas presionit të qytetarëve u ulen çmimet vetëm për ca lekë, por sërish mbetën të larta.

Kjo bëri që të shtunën disa qytetarë të Shqipërisë të merrnin rrugën për në Kosovë, konkretisht Prizren e Gjakovë për t’u furnizuar me naftë, pasi thanë se është më lirë.

Gazetari i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar në lidhje me këtë fenomen për të cilën thotë se taksa e naftës vendoset për grabitjen me autorizim.

Ai shtron pyetjen se “Pse te fqinjët nafta është më e mirë dhe më e lirë?”

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të gazetarit Lutfi Dervishi:

Taksa e naftës, grabitje me autorizim

Pse te fqinjët nafta është më e mirë dhe më e lirë?

Nëse do të ndalet abuzimi me naftën buxheti i shtetit fiton miliona euro çdo vit!

Një shkrim i ditëve të fundit i gazetarit Berat Buzhala kaloi pa vëmendjen e merituar, por nëse ndalesh vetëm tek dy të dhëna që ai jep, (të konfirmuara nga burime zyrtare) pyetja ende pa përgjigje pse Kosova zhdoganon më shumë naftë se Shqipëria meriton më shumë vëmendje.

Në Shqipëri në një vit sipas doganave zhdoganohen 640 mijë tonë naftë, e barabartë me 750 milionë litra nafta. Në Kosovë, vend që ka një milionë banorë më pak, zhdoganohen 740 mijë tonë naftë. Pra Kosova zhdoganon minimumi 100 mijë tonë më shumë se Shqipëria. Në Maqedoni, (2.1 milionë banorë) zhdoganohen 1.1 milionë tonë, ose 640 mijë tonë më shumë se Shqipëria (2.8 milonë banorë).

Nuk po llogaritim konsumin nga turistët që Shqipëria i ka më shumë se Kosova dhe Maqedonia bashkë.

Edhe nëse supozojmë se konsumojmë njëlloj sa Kosova, sërish kemi 100 mijë tonë naftë që nuk figurojnë në asnjë letër dhe dokument. Kjo sasi nafte që konsumohet, por nuk taksohet është e barbartë me 119 milionë litra. Sot për çdo litër naftë ne kemi 1.18 euro taksë. 119 milionë litra janë 140 milionë euro!

Në këtë llogaritje nuk po përfshijmë konsumin e turistëve në Shqipëri dhe

Supozojmë se rrjedhja në dogana është zero. Nafta që konsumojmë në automjete teorikisht duhet të jetë 100% importi. Praktikisht të gjitha të dhënat janë që kemi një përzierje të naftës që prodhohet në vend dhe ky është një sekret që e di çdokush që është përdorues makine.

Si është e mundur?!

5 vite më parë me një grup studentësh të laboratorit të gazetarisë investigative nisëm një hulumtim për cilësinë e naftës që konsumojmë në automjete. Morëm nga një litër karburant në vendet fqinje me Shqipërinë (Mali i Zi, Greqia, Maqedonia) dhe pesë mostra në Shkodër, Tiranë, Elbasan. Mostrat u përzgjodhën rastësisht nga 5 kompani shqiptare. Nafta u analizua nga një laborator në Greqi dhe interpretimi i cilësisë u bë nga një ekspert hidrokarburesh i cili nuk kishte dijeni për origjinën e mostrave të marra. Vlerësimi ishte nga 1 në 5* maksimali. Mostrat e marra në Mal të Zi dhe Maqedoni ishin me 5 yje. çdo shqiptar që qëllon që mbush makinën me karburant në këto vende e kupton që kur mbush karburant atje i duket se makina nuk është me naftë, por me benzinë. Mostra e marrë në Greqi u vlerësua me 4 yje.

4 nga 5 mostrat e marra në Shqipëri ishin me probleme dhe dy prej tyre nuk ishin naftë. “ose kemi të bëjmë me gazoil parafinik, ose me vajguri…”, – ishte përgjigja e ekspertit. Mostra tjetër vlerësohej me “përmbajtje të lartë produkti vajor apo solar”.

“Ka në përbërje dy pjesë të ndara me thikë, nuk ka konsistencë rafinimi. Nuk vlerësohet si produkt i besueshëm për t`u përdorur. Zakonisht, ky lloj produkti harxhohet shpejt, nuk lubrifikon mirë mjetin dhe nuk prodhon fuqi të mirë kalorifike”, – argumenton eksperti. Një mostër u vlerësua vetëm me një yll dhe tjetra me dy yje.

Nga kontrollet e bëra nga Inspektoriati Shtetëtor Teknik, në atë kohë dilte që nafta kishte problem me cilësinë në Elbasan, Shkodër, Fier. Norma e squfurit të gjetur në naftën që shitej ishte nga 10 deri në 200 fish më e lartrë se ajo e lejuara?!! Për të gjitha rastet flagrante të shkeljeve ISHT e kohës nuk shkoi përtej gjobave.

Kjo ishte situata e vitit 2017 që tregon qartë se nafta përzihej.

Sot çdo shqiptar që lëviz dhe mbush serbatorin në vendet fqinjë e konstaton se nafta atje është më e mirë dhe më e lirë pa dyshim. çka lë dyshime që nafta këtu ende përzihet dhe evazioni fiskal kap shifra të frikshme.

Me bërjen publike të shkrimit në prill të 2017 e vetmja masë që mori ISHT ishte fshirja nga faqja e internetit e proceverbaleve të kontrollove ku faktohej abuzimi kriminal me cilësinë e naftës.

Eshtë i vërtetë pohimi se ne nuk nxjerrim në Shqipëri naftë të mirë, por po aq i vërtetë është fakti se edhe nafta që hedhim në serbator nuk është më e mirë.

Pyetja pse zhdoganojmë më pak se Kosova nuk është një pyetje një milion dollar, por 100 milionë dollarë.

Për buxhetin e shtetit është gjë shumë e mirë që në një litër naftë ka aq shumë taksa, por është lajm shumë i keq për buxhetin kur nafta vendit konsumohet si e importit duke mos kaluar asnjë filtër të arkës së shtetit.

Teorikisht Shqipëria është ka naftë, praktikisht të ardhurat shkojnë në pak duar që mos të bien në dorë të njerëzve e t’i bëjnë rrush e kumbulla!/GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme