Ministria e Financave heshtë mbi kërkesën e Televizionit Alsat dhe kompanisë “VEVE Group

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministria e Financave heshtë mbi kërkesën Televizionit Alsat dhe kompanisë “VEVE Group” mbi burimin e hipotekës së vendosur në listën pronësore të vitit 2013 ndaj një pjese të pronës së televizionit, shkruan Alsat.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot nuk iu përgjigj pyetje të Alsat se ku është bazuar kërkesa për përmbarim, si ka rrjedhur pa u evidentuar hipoteka e vitit 1993 dhe pse një veprim i tillë nuk ka ndodhur më herët kur vendimi gjyqësor për hipotekën e kompanisë “Euro Produkt Shkup” daton para një çerek shekulli. Ndërkohë Agjencia e Kadastrës akuzon autoritetet gjyqësore për mos evidentimin në kohë të hipotekës. Kadastra sot konfirmoi se nga viti 2009 deri në vitin 2012, me kërkesë zyrtare janë vendosur ose jo hipotekat, por duke mos potencuar arsyet se pse një hipotekë e tillë nuk u evidentua paraprakisht.

YouTube video

“Lënda e njësisë organizative me numër 1125/2424 nga viti 2009 ka 3 vjet afat ruajtjeje. Më pas lënda shfuqizohet (është jo valide). Hipotekat gjyqësore Agjencia e Kadastrës i ka vendosur në listat pronësore sipas detyrës zyrtare gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013”, njoftojnë nga Agjencia e Kadastrës.

Kadastra dhe dikasteri i Financave qëndrojnë duarkryq edhe para dëshmive dhe provave të siguruara nga procedura e shitblerjes në të cilat gjykata por edhe kadastra kanë konfirmuar se mbi pronën e cila është mjet shitblerjeje nuk ka hipotekë.

Para ndryshimeve ligjore, evidencat për hipotekat i ka udhëhequr gjykata. Me ndërhyrjet në dispozitat e Ligjit për përmbarim me evidencat e tilla udhëheq Kadastra. Kur ky institucion mori përgjegjësitë ligjore për udhëheqjen e librave publike për hipoteka, në vitin 2013 në librin me numër 4 faqe 144 është evidentuar me dorëshkrim prezenca e hipotekës. Por mbetet e paqartë se si gjatë procedurës së shitblerjes dhe shfrytëzimit të kredive nga kompania “VEVE Group” në kurriz të kësaj prone, gjykata nuk ka evidentuar një hipotekë të tillë, madje ka lëshuar vërtetim zyrtar se ndaj pronës nuk ka asnjë ngarkesë obliguese për hipotekë.

Ministria e Financave ka nisur procedurën për shlyerje të hipotekës, pa mos e potencuar personin juridik i cili e ka iniciuar ndërsa angazhuar Avokatin e Shtetit që të vepron mbi kthimin e borxhit shtetëror përmes vendosjes së një pjese të pronës në shitje publike. Edhe pse ky vendim ishte rrëzuar nga Gjykata e Civile në vitin 2016 dhe përsëri në vitin 2022, më 28 prill Gjykata e Apelit ka vendosur të shfuqizon masën e përkohshme për shitje publike, vendim për të cilin ka dyshime se është sjell nën presione politike.

Në këtë situatë mbetet e paqartë se si Avokati i Shtetit ka proceduar mbi një kërkesë, duke favorizuar një palë në këtë rast Ministrinë e Financave dhe duke mos marrë parasysh në të njëjtën kohë: vërtetimet gjyqësore dhe të kadastrës për mos pasje të hipotekës dhe mbi gjitha mashtrimin e një personi juridik, në rastin konkret kompaninë “VEVE Group”. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme