Zgjerimi i aktakuzave, Thaçi deklarohet i pafajshëm

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm në akuzat të cilat rëndojnë mbi të gjatë konferencës së radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Gjykatësi Nicolas Guillou, ka pyetur ish-presidentin nëse e ka pranuar aktakuzën e ndryshuar me akuzat e reja dhe të konfirmuar, Thaçi është shprehur se po, por ka thënë se nuk i ka kuptuar për shkak të redakturave të shumta.

“Nuk i kam kuptuar për arsye se s’kam pasur mundësi t’i lexoj sepse kanë qenë shumë të redaktuara. Deklarohem i pafajshëm edhe pse ende nuk e kam lexuar dhe nuk e kam kuptuar”, ka thënë Thaçi në konferencën që është duke u mbajtur aktualisht në Hagë.

Thaçi është duke e ndjekur këtë konferencë përmes lidhjes direkete./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme