Tash e nëntë vite, mungesa e fjalëve në himnin e Kosovës ka ngjallur reagime të shumta në publik. Shumë u shqetësuan se menjëherë pas shpalljes së Pvarësisë, shqiptarëve të Kosovës iu mohua e drejta për të thënë diçka përmes fjalëve në himn.
Kështu, në mungesë të tekstit, sot e asaj dite përfaqësuesit e Kosovës jashtë vendit, dëgjojnë vetëm muzikën e kompozuar nga Mendi Mengjigji, transmeton gazetametro.net.
Mirëpo, është mjaft interesante se Kosova është një nga katër vendet e vetme në botë të cilat në himn nuk kanë asnjë fjalë të vetme, së paku jo zyrtarisht.
Ndryshe, për ata që se kanë ditur emri i himnit të Kosovës është “Evropë”.
.
Bosnja dhe Hercegovina
Bosnja e ndan me Kosovën fatin e të qenit pjesë e gadishullit ballkanit, dhe atë jo vetëm gjeografikisht. As Bosnja nuk ka tekst në himnin e saj shtetëror.
“Jedna si jedina”, apo në shqip, “Ti je një dhe e vetmja”, ka qenë himni nacional i Bosnjës në mes të viteve 1992-1998.
Teksti i shkruar nga këngëtari i famshëm boshnjak, Dino Merlin, u largua në vitin 1999, ku në vend të tij erdhi himni i tashëm, zyrtarisht i quajtur “Himni kombëtar i Bonjës dhe Hercegovinës”.
Arsyeja se pse ky tekst u hoq është sepse përjashtonte serbët dhe kroatët nga shoqëria, kurse himni i ri nuk cek asnjë nacionalitet, transmeton gazetametro.net.
Mirëpo, himni i vjetër ende këndohet me ëndje nga boshnjakët dhe shihet si himni i vërtetë i tyre.
Konflikti etnik në Bosnje, ka krijuar situatën ku tri komunitetet që jetojnë në vend të këndojnë himne të ndryshme. Rrjedhimisht, boshnjakët, kroatët, dhe serbët këndojnë himne veçmas.