Nuk ka liri për Alqi Bllakon, Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS

Përfundon seanca për Alqi Bllakon në gjykatën e Posaçme të Apelit. Ish-deputeti i PS do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.


Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e lënë në burg ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit të akuzuar për afera me inceneratorët.

Ish-deputeti Bllako ankimoi në Apel masën e sigurisë., duke kërkuar hetimin i lirë. Ai u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm të madh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme