‘Srebrenica’/ Eksperti gjerman: Dëboni në Serbi Ramën, Ballën dhe Veliajn

Këshilltari i CDU, eksperti Martin Henze ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, duke dënuar votimin e PS në Kuvendin e Shqipërisë që rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë. 

Fillimisht, Henze kërkoi shpërndarjen e Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërsa më pas, në një postim në Twitter eksperti gjerman kërkon të shpallen non grata në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, ai thotë se të tre duhet të dëbohen në Serbi.

“Mbështetja e kriminelëve të luftës në Beograd nga partia në pushtet e Ramës është tradhti. Ata duhet të dëbohen në Serbi”, shkruan ai.

Postimi
Është koha që sovrani, populli shqiptar, të shpallë personat Rama, Balla, Veliaj dhe të tjerët persona non grata në Shqipëri. Mbështetja e kriminelëve të luftës në Beograd nga partia në pushtet e Ramës është tradhti. Ata duhet të dëbohen në Serbi.

Image

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme