I merr dy vajzat dhe shkon në Shqipëri, ia kërkon 10 mijë euro bashkëshortit për t’i kthyer

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Obiliq, ku një person ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri, ndërkaq për t’i sjellë fëmijët në Kosovë i ka kërkuar dhjetë mijë euro.

Rasti është paraqitur të hënën në orën 12:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për t’i sjellë fëmijët në Kosovë nga viktima i ka kërkuar 10000 (dhjetë mijë) euro”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme