Qeveri: Krijohet Delegacioni për Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 45-të shqyrtoi dhe miratoi Informatat për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Shërbimit për shtyp të Qeverisë, Koordinatori i Procesit të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është emëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili më 2 qershor do të kryesojë delegacionin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në hapjen e procesit në Uashington, ku pjesë e përbërjes do të jenë edhe ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, ai i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ajo e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Dialogu strategjik po i ngrit marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në një nivel më të lartë dhe është veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e kërcënimeve aktuale të sigurisë. Dialogu do të mbulojë tema të marrëdhënieve dypalëshe për bashkëpunim në ekonomi, tregti, arsim, transport, energji, ndryshime klimatike, zhvillim demokratik, luftë kundër korrupsionit, sundim të ligjit, si dhe segmente të sigurisë të bashkëpunimit, migracionit, luftës kundër terrorizmit, për të luftuar krimin e organizuar dhe atë ndërkombëtar.

Dialogu përfshin edhe situatën aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e dy vendeve si partnerë në NATO, aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, kryesimin e ardhshëm të vendit me OSBE-në, përpjekjet tona në Samitin e Demokracisë së Bidenit dhe tema të tjera me interes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme