Një makinë e vjedhur është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Lushnje, ndërkohë që tre personat që ndodheshin brenda saj u arrestuan nga policia.
Burime bëjnë me dije se policia ishte vënë në ndjekje të mjetit tip “Benz” me targa AA 723 EU, në momentin kur ai është përplasur me barrierat e hekurit në një kthesë në hyrje të fshatit Kashtbardhë.
Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave që ndodheshin brenda saj, prej të cilëve dy adoleshentë dhe njëri invalid i cili udhëtonte bashkë me dy të rinjtë.
Nga sa mësohet makina ishte parë prej disa ditësh të lëvizte në disa fshatra të Lushnjës.