Shpërthen banesa në Tiranë, 42-vjeçari i vë flakën shtëpisë së tij!

TIRANË- Një banor i rrugës “Memo Meto”, pranë ish restorant Durrësit në Tiranë i ka vënë flakën shtëpisë së tij mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05.

Kaosi i madh ka shqetësuar banorët të cilët janë traumatizuar nga era e rëndë.

Burimet e Gazetës Shqiptare bëjnë me dije se Igli Alianji 42 vjeç dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se është asfiksuar. Autori është trasportuar drejt urgjencës ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme