Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.

“Personi i dyshuar, brenda familjes ka therur me thikë për vdekje vëllaun dhe babain e tij. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme