BDI sot do të vendosë me Gruevskin apo Zaevin

Sot në selinë e partisë në Reçicë të Tetovës me fillim në ora 17:00, BDI në mbledhjen e kryesisë qendrore do të shqyrtoj situatën politike në vend të ndërlidhur me formimin e qeverisë së re.

Po ashtu, kryesia e BDI-së sot duhet të vendos lidhur me koalicionimin me OBRM-PDUKM apo alternativa tjera duke përfshirë këtu LSDM-në apo edhe zgjedhje të parakoshme.

Zyrtarë të ndryshëm të BDI-së kanë shfaqur antagonizma rreth koalicionit me OBRM-PDUKM. Bujar Osmani, zëdhënës i partisë ka thënë se duhet që ‘fituesi me fituesin’ të formojnë qeverinë. Ish-zyrtarja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka thënë se ky parim është i pavlerë. Nënkryetarja Teuta Arifi ka thënë se parimi ‘fituesi me fituesin’ nuk ka qenë në Marrëveshjen e Majit dhe nuk lëshojnë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në.

OBRM-PDUKM nga ana tjetër ka thënë se nuk e pranon gjuhën shqipe dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së./Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme