Reagon zyrtari i AKI-së, mohon arsyet e suspendimit

Një zyrtar i auditorit të brendshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është suspenduar dy ditë me parë nga puna.

‘Indeksonline’, ka raportuar dje se një zyrtar i AKI-së me emrin Naim B… është suspenduar për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky zyrtar thuhet se ka nxjerr informacione të cilat nuk janë për publikim dhe kjo ka çuar në suspendimin e tij.

E, pas këtij shkrimi ka reaguar personi në fjalë. Zyrtari ka mohuar se këto janë arsyet e suspendimit.

Në një reagim dërguar ‘Indeksonline’, zyrtari me emrin Naim, nuk e ka mohuar qe është shkarkuar nga ky pozicion. Por, ai hedh poshtë arsyet e shkarkimit të publikuar në portalin tonë.

Ai ka thënë se në institucionet e Kosovës punon qe nga viti 2004 në institucione kredibile.

Personi në fjalë thotë se është i certifikuar me certifikate ndërkombëtare si auditor i brendshëm i sektorit publik të lëshuar nga CIPFA e Britanisë se Madhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Kosovës.

“Në institucionet e Kosovës punoj që nga viti 2004 do të thotë i kam 13 vite përvojë pune në institucione shume kredibile siç janë: Ministria e Administratës Publike, Zyra e Auditorit Gjeneral, Agjencia kundër Korrupsionit dhe se fundi se 6 vite jam i punësuar në Agjencinë e Kosovës për Inteligjence. Në këto institucione 4 vite të përvojës sime të punës i kam në pozita menaxheriale. Gjithashtu si auditor i jashtëm kam përvoje pune 3 vjeçare, ndërsa si auditor i brendshëm kam përvoje pune prej 6 vitesh duke përfshire edhe pozitën menaxheriale në auditim. Gjithë punën time në këto institucione e kam bëre me ndershmëri, pavarësi dhe objektivitet dhe gjithmonë jam vlerësuar për profesionalizmin e treguar në punë;

Jam i certifikuar me cerifikate ndërkombëtare si auditor i brendshëm i sektorit publik të lëshuar nga CIPFA e Britanisë së Madhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës, vlen të theksohet së CIPFA e bënë certifikimin e të gjithë auditorëve të brendshëm në sektorin publik në Kontinentin Evropian. Gjithashtu jam i certifikuar si teknik i kontabilitetit nga Shoqata e Kontabilisteve të certifikuar dhe Auditorëve të Licencuar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Për të dëshmuar këto  ai ka përcjellë një serë dokumentesh që dëshmojnë kualifikimet e tij. Por, për të ruajtur konfidencialitetin dokumentet nuk mund t’i publikojmë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme