Policia e Kosovës gjatë vitit 2016 ka konfiskuar mbi 1200 armë zjarri të kalibrave të ndryshe duke goditur mbi 40 grupe kriminale.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se Policia e Kosovës bazuar ne planin strategjik zhvillimor ka parapare objektiva të veçanta për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe për parandalimin e krimit të të gjitha llojeve te veprave penale:
“Si rezultat i punës dhe angazhimeve te PK-se, janë realizuar plane te shumta operative, ku si rezultat i tyre gjate vitit 2016 janë arrestuar rreth 14.093 persona te dyshuar te involvuar ne vepra te ndryshme penale, si dhe janë goditur mbi 40 grupe kriminale”, ka bërë të ditur Kelani.
Sipas tij numri i armeve te konfiskuara gjate 2016 ka qene 1292 arme te llojeve te ndryshme, ndërsa municion janë konfiskuar 25.820 copë.
“Kurse si rezultat i punës janë konfiskuar edhe lende narkotike, gjate vitit 2016 ka qene 1147 kg e 198 gr, Numri i rasteve te vrasjeve gjate vitit 2016 ka qene 26 raste”,ka thene Kelani