Frustrimet e situatës duhet të lihen mënjanë kur të negociojmë me Bullgarinë, sepse koha nuk punon për ne, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, profesor Nenad Markoviq.
Siç tha ai, ne nuk mund të presim që bashkësia ndërkombëtare ta bindë Bullgarinë që të heqë veton tonë.
“Koha nuk punon për ne, të mos bëjmë të njëjtin gabim si me Greqinë. Si do kalojë koha Bullgaria do të ketë mundësi në forume dhe konstelacione të ndryshme politike të shpjegojë qëndrimin e saj, në tavolina ku ne nuk ulemi. Këtu është një avantazh të madh taktik ndaj nesh. Ne duhet të tregojmë proaktivitet, por jo të flemë në vesh se komuniteti ndërkombëtar do ta bindë Bullgarinë brenda natës, sepse kjo thjesht nuk do të ndodhë”, tha Markoviq./ Alsat.mk