Gazetare: Evi Shkopi
Qytetarët thonë se është papërgjeshmëri maksimale të lejosh një 16 vjecar të drejtojë veturë dhe bëjnë apel ndaj uniformave të policisë të bëjnë më shumë kontrolle në terren, sepse siç thonë shkelje të kësaj natyre ka me dhjetera çdo dite.
“Nuk është normale. Por, më shumë fajin e ka familja, baballarët, që u japin leje të drejtojnë vetura. Duhet të bëhen shumë më tepër. Shumë lëshime ka policia. Daja, nipi, nipi, daja duke I lëshuar ashtu bëhen këto aksidente. Duhet këndej të kalojnë, jo në atë anë. A keni kaluar ju ndonjëherë andej?
– Shumë herë kam kaluar, me fol të drejtën, tha një qytetar.
“Nuk është në rregull. 16 vjeçari të drejtojë veture, kjo nuk është në rregull. 00:52 Po, kemi kaluat, kemi kaluar. Ja a e shikon tani ai njeriu si po kalon. S’ka vija të bardha, por po kalon. Edhe në vija të bardha, shpesh në Çair nuk japin përparësi. Si ju vjen bëjnë. Patjetër t’i hapësh sytë mirë, si vozit, pastaj të kalosh”, deklaroi një qytetar.
“Nuk është normale kjo. Kalojnë, kalojnë. Nuk është në rregull ajo, por çfarë të bëjmë”, u shpreh një qytetar.
“Jo, nuk është normale. Por, sot edhe nuk është çudi, krejt ndodhin. Duhet të bëhen vijat e bardha, është xhamia këtu, tregu I luleve.- Keni kaluar ndonjëherë aty?
– Jo jo, asnjëherë.”
“Për këtë pyesni institucionet, mos më pyesni mua. Si qytetarë normalisht jo, sepse ka ligje, pa mbushur 18 vjeç nuk duhet të drejtojnë automjet. Nuk duhet të kalojnë, ja dihet ka urë, ka vend ku të kalojnë këmbësorë”, tha një kalimtar rasti.
Një qytetar tjetër u shpreh: “jo, nuk është normale. Faji qëndron tek policia, nuk ka shumë kontroll ndaj veturave që qarkullojnë. Jo, atje është e ndaluar, këtu është ura, nëpër urë duhet të kalojnë.
Prokuroria themelore në shkup ka dorëzuar tek gjykatësi për minoren në Gjykatën Themelore Penale Shkup kërkesë për inicimin e procedurës kundër fëmijës 16-vjeçar për të cilën ekziston dyshimi se ka kryer veprën e përcaktuar me ligj si vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Prokurori publik kompetent, duke vlerësuar se ekziston rreziku të arrratiset të pengojë procedurën duke ndikuar mbi dëshmitarët ose të përsërisë veprën penale, i propozoi gjyqtarit që t’i caktojë masën e paraburgimit. /Alsat.mk