Shtyhet procesi gjyqësor ndaj tre mjekëve, akuzohen për heqje të tre organeve me prerje cezariane

Gazetar: Miki Trajkovski

Tre mjekët nga Struga, ndaj të cilëve Prokuroria Themelore Publike ka ngritur akuza për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, së bashku me avokatët e tyre nuk janë paraqitur në seancën kryesore në fillimin e procesit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Strugë, pas çka e njëjta u shty, shkruan Alsat.

Ish-drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani, është i akuzuari i parë për nënën nga Dibra, Jilldiz Veapovska, së cilës pas një operacioni cezarian iu hoqën mitra, vezorja dhe njëra veshkë.

“Nuk e di nëse kanë ndërgjegje, së pari që më kanë bërë kështu dhe më kanë lënë pa organe dhe për dy vjet kërkoj drejtësi dhe të vij në këto dyer të gjykatës. Mjeku mbrohet duke thënë se e ka të pastër ndërgjegjen dhe se nuk ka bërë gjë tjetër veçse më ka shpëtuar jetën. Por çfarë jete më shpëtoi, kur jam gjysmë njeri, jam pa organe. Dhe çfarë ndershmërie ka ai doktor. Si do të më shikojë në fytyrë?”, tha Jildiz Veaposka- e dëmtuar.

Jilldiz thotë se ende jeton me trauma.

“Nuk di si ta përshkruaj, por nuk do të dëshiroja që dikush të kalonte atë që mbaj mend, disi shërohem me pilula, nuk jam mirë mendërisht, me dhimbje. Disi të mbijetohet dita-ditës. Dashtë Zoti, drejtësia do të dalë në dritë këtu në Maqedoni”, u shpreh Jilldiz Veaposka-e dëmtuar.

Avokati i Jilldizit pret që dënim dhe klienti i tij të marrë drejtësinë.

“Ata mund të shtyjnë sa të duan, por fakti është se kur të fillojë gjykimi dhe kur të fillojë do të paraqiten të gjitha provat e propozuara nga Prokurori Publik dhe gjykata do të marrë vendimin e saj. Dënimi maksimal është deri në pesë vjet”, theksoi Sasho Janev – avokat.

Në aktakuzën e Prokurorisë Publike thuhet se tre mjekët gjatë dhënies së ndihmës mjekësore i kanë shkaktuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe se gjatë operacionit cezarian kanë dëmtuar arterien renale të majtë.

Sipas Prokurorisë, me terapinë që i kanë bërë, ia kanë rënduar edhe më shumë gjendjen dhe e kanë vonuar reagimin, për çka ka humbur shumë gjak dhe ka rënë në gjendje shoku. Për shkak të pamundësisë për të rindërtuar arterien renale, ajo duhej të fashohej dhe të hiqej veshka e majtë për të shpëtuar jetën e viktimës./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme