Protesta e zhvilluar dje nga veteranët e luftës para objektit të Kuvendit të Kosovës nuk përfundoi në qetësi.
Përgjatë kësaj proteste pati zhvillime të shumta, ndër to edhe persona të lënduar.
Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është theksuar se gjatë protestës së djeshme janë lënduar dy zyrtarë policorë.
Të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre ishte goditur në kokë me një mjet të fortë, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.