Abazoviq: Ne nuk duhet të bëjmë lajka përpara Brukselit dhe Uashingtonit

“Ne nuk duhet të bëjmë lajka përpara Brukselit dhe Uashingtonit, por duhet ta provojmë veten”, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç në fjalimin e tij sot në nismën e Ballkanit të Hapur, shkruan Alsat.

Abazoviq, vendi i të cilit nuk është ende zyrtarisht anëtar i iniciativës Ballkani i Hapur, ftoi liderët e të gjashtë vendeve të rajonit të vijnë në Mal të Zi dhe të ulen në një tryezë bisedimesh.

“Ejani në Mal të Zi. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjithë liderët janë më se të mirëpritur. Pres që në këtë përbërje që të gjashtë të flasim, sepse kjo është mënyra e vetme për të dëshmuar veten para qytetarëve tanë dhe për t’u dëshmuar para Brukselit dhe Uashingtonit. Jo për t’i bërë lajka vetes, por për të shpjeguar se ne gjithashtu dimë dhe mund të punojmë ndryshe”, tha Abazoviq./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme