Kreu i BDI Ali Ahmeti komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv nismën e ‘Ballkanit të Hapur’. Ahmeti deklaroi se Kosova duhet të guxojë të ulet në tavolinën e ‘Open Balkan’. Sipas tij, klasa politike e Kosovës është e paguximshme pasi ndikohet nga bisedat e kafeneve.
Më tej Ahmeti me gjuhë të ashpër deklaroi se Kosova është problemi i rajonit, i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.
Nuk zgjidhemi të qëndrojmë në shkallët e stadiumit. Zgjidhemi për të zgjidhur probleme dhe situata të vështira.
Ne zgjidhemi për t’i drejtuar ata që na zgjedhin dhe jo të biem pre e bisedave në kafene, apo të presioneve qofshin ata presione të politikave ditore.
Është përgjegjësi e madhe, jo e lehtë. Kosova është problemi i rajonit, i Shqipërisë, i Maqedonisë edhe i Malit të Zi, edhe i Serbisë.”-tha Ahmeti.
© SYRI.net