Fermerët në protestë: Naftën tonë po e marrin militantët e PS!

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë dalë në protesta për çmimin e naftës, duke bllokuar rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.

Ata pretendojnë se janë shpallur fitues për subvencionin e naftës, por më pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë.

“Më njoftuan që kam fituar, shkoj të marrë subvencionin thotë s’e ke fituar. Kam 3 javë që merrem pas naftës. Nafta jonë ka shkuar në drejtim të paditur, jo në drejtim të paditur por e kanë dërguar tek militantët e partisë së tyre. Nafta duhet të shkojë tek fermerët. Të verifikohet lista, nëse qeveria nuk merr masat do bëjmë protesta. Ka dallime partiake, kanë përfituar 20-30 veta, 100 fermerë s’kanë përfituar. Përfituan ata që dhanë tokat me qira, s’janë fermerë, s’jetojnë as në Shkodër por në Tiranë”, tha një fermer.

“Si i ri, e ndjej detyrim moral të dal në protestë për të mbështetur fermerët e zonës. Kurrë më shumë se sa sot zëri i tyre ka nevojë të dëgjohet, të përfaqësohet, të mbrohet. Gjendja e të rinjve është skandaloze, duan vetëm të iki. I bëj thirrje institucioneve për reflektim dhe hartim të politikave të duhura për të rinjtë, për fermerët dhe për të gjithë”, tha Armando Lekaj.

Fermerët akuzojnë qeverinë shqiptare, bashkinë e Vau Dejës dhe drejtorinë rajonale të bujqësisë në Shkodër se ndarja e naftës është bërë në bazë të ngjyrime politike.

Sipas tyre, fermerët me bindje të djathtë nuk kanë përfituar./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme