Deklarata dhe reagime kanë ndodhur dje në distancë në koalicionin majtë qeveritar.
Fillimisht ishte ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili e quajti të çuditshme deklaratën e Presidentit Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për mosarresimin e Klement Balilit. Me këtë rast Tahiri atakoi indirekt edhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili ishte inisiatori për thirrjen e kësaj mbledhje. Por më pas nga LSI doli Petrit Vasili i cili iu përgjigj Tahirit duke shpjeguar me kronologji se kush e kishte kërkuar dhe kush ishte interesuar për arrestimin e Klement Balilit. Ndërsa në darkë Lefter Koka hodhi akuza të rënda për PS-në, veçanërisht atë të Durrësit që e sheh LSI-në si armiken kryesore, teksa akuzoi edhe policinë si të lidhur me krimin.
Pak minuta pas Kokës, në media u shpërnda lajmi se Petrit Vasili dy muaj më parë i ka kërkuar deputetëve dhe kryebashkiakëve të LSI-së të bëjnë kujdes pasi policia mund tu fusë drogë në makinë dhe ti akuzoi për transport lëndësh narkotike. Në një reagim dje në mbrëmje deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, nuk e përmend emrin e Kokës dhe të LSI-së, por thotë se askush nuk e ka në dorë shpirtin e tyre. “Se kush i genjen disa se ta kane shpirtin me dore se di ! Koka ne Stamboll e trupi ne Janine eshte lajtmotiv qe ka shire sa ka dashur…Shqiptaret jane te zgjuar tashme e dine te vleresojne…see you soon”, shkruan Ndreu.