Rama me presidentin bullgar pas kritikave për veto-n

Nga Madridi, ku po merr pjesë në ditën e tretë të Samitit të NATO-s, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video teksa bisedon me liderët e vendeve anëtare.

Krahas videos, kreu i qeverisë shqiptare shkruan në postimin në Facebook: “Mbase sot lajmi i mirë…”.

Ndërkohë ai shfaqet duke biseduar edhe me presidentin bullgar, Rumen Radev.

Bullgaria miratoi të premten e kaluar, rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike.

Gjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bullgarisë, ku është shprehur se po mban peng dy vende të NATO-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme