Propozimi i presidencës franceze arriti në Qeveri

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka pranuar propozim nga Presidenca franceze me ide që i referohen qëndrimeve tona të shprehura publikisht. Kjo paraqet bazë për hapjen e një procesi të gjerë konsultativ, fillimisht në Qeveri dhe partnerët e koalicionit, e më pas me Presidentin, Parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertin dhe publikun e gjerë në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Siç edhe premtuam, vendimin për të ardhmen do ta marrim bashkërisht, sipas meritave, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe të të gjithë qytetarëve të saj. Ne dëshirojmë të falënderojmë Presidentin Macron dhe Presidencën franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur kredibilitetin evropian në Ballkan”, thuhet më tej  në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme