Policia gjen parcelën me 300 rrënjë kanabisi në Peqin

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia e komisariatit të Peqinit, gjatë një operacioni për kontrollin e territorit, ka zbuluar në një fshat të kësaj bashkie një parcelë të mbjellë me kanabis sativa.

Sipas burimeve jo zyrtare, parcela e mbjellë me bimë narkotike u zbulua në një kodër në fshatin Garunjë të Njësisë Administrative Përparim në Bashkinë e Peqinit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe dy persona që ndodheshin pranë parcelës së mbjellë me rreth 300 bimë narkotike. Në këtë zonë edhe gjatë viteve të kaluara janë evidentuar raste të kultivimit të kanabis sativa./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme