Një bujë është bërë orët e fundit në rrjetet sociale, me një postim të veçantë nga përfaqësuesja “e ashpër” e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, në llogarinë e saj personale në Telegram.
Në një video që zgjat rreth tre minuta, të cilën e ka “ngarkuar” në mes të luftës, Zakharova vesh një fustan me lule dhe një fjongo të kuqe në flokë, provon me “rrëshqitje” luleshtrydhet, duke dashur të tregojë se si “ka filluar korrja e tyre” në Rusi. Në të njëjtën kohë, pas saj dëgjohet kënga klasike ruse “Kalinka” .
Shikoni videon
Përdoruesit ukrainas nuk e humbën rastin dhe “sulmuan” Zakharovën në rrjetet sociale duke e quajtur “të dehur”, ndërsa të tjerë shkruan se përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse po “tallte” Perëndimin me këtë video, duke dashur të tregojë se po e shijon verën në Rusi, ndërsa Evropa po përballet me krizën energjetike.
Natyrisht, nuk kanë munguar edhe komentet “pikante” për Zakharova dhe pamjen “dinake” që ka shfaqur në këtë video.