Përplasje mes Danella Arsovskës dhe Aleancës pas incidentit të mbrëmshëm

Gazetar: Adrian Kerimi

Jusuf Enuzi dhe shfaqja e tij me armë zjarri në incidentin e djeshëm te sheshi Skënderbeu, minoi shumicën në Qytetin e Shkupit. Aleanca për Shqiptarët mund të prish koalicionin me Danella Arsovskën.

Veprimi i partisë së Ziadin Selës vjen pas vendimit të Arsovskas për të shkarkuar ushtruesin e detyrës, drejtor i “Higjienës Komunale” në Qytetin e Shkupit, Zudi Enuzi-Koka, pasi është vëllai i personit që përdori armë zjarri gjatë incidentit me protestuesit kundër propozimit francez.

“Mendoj se tregimi ynë përfundon në Shkup. Për t’u shkarkuar ai, kryetarja e Qytetit të Shkupit është dashur të paktën të na konsulton. Këtë e them personalisht dhe jo si qëndrim partiak. Unë do të kërkoj nga kryesia që tregimi ynë në Shkup më Danella Arsovskan sepse ajo është kryetare. Ajo e ka shkarkuar dhe jo VMRO-DPMNE-ja”, tha Arben Taravari, Nënkryetar i ASH-së.

Arsovska sot arsyetoi vendimin e saj. Duke iu përgjigjur nënkryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili paralajmëroi vendimin për prishjen e koalicionit, Arsovska tha se me njerëz të cilët arsyetojnë dhunën dhe sulmin me armë nuk mund të bashkëpunohet.

“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e z.Taravari me vetë faktin se bashkëpunimi ynë ka marr fund që mbrëmë. Për zgjidhjet kadrovike ai mund të vendos në Gostivar dhe assesi në Shkup. Me person i cili sulmon, nuk ka busull etike, arsyeton dhunën dhe sulmin me armë zjarri dhe nxit tensione ndër etnike, nuk ka bazë për të bashkëpunuar”, u shpreh Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Aleanca për Shqiptarët ka thirrur mbledhjen  e kryesisë qendrore në të cilën do të vendoset edhe zyrtarisht për situatën e krijuar.

Përveç shkarkimit, në mbledhjen e organit më të lartë të partisë së Selës do të diskutohet edhe për zhvillimet e fundit mbi propozimin francez përfshi protestat dhe gjendjen e sigurisë.

Në Këshillin e Qytetit të Shkupit koalicioni parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përfaqësohen me dy këshilltarë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme