SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit pas procedurës së shpejtë për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal ndaj E. J. (40) nga Shkupi.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Njësia për Krime të Dhunshme – Departamenti për Kundërvajtje në SPB Shkup, ai dje në mbrëmje (07.06.2022) në ora 20:10 është privuar nga liria për shkak se rreth orës 19:40, gjatë tubimit publik të qytetarëve i organizuar përmes rrjeteve sociale, gjatë një incidenti në sheshin Skënderbej në Blv. “Goce Delçev”, ka nxjerrë një pistoletë tip “Walter P99”, të cilën e posedonte me leje dhe ka qëlluar në ajër.
Atij i është marrë arma në fjalë për ekspertizë, ndaj tij janë siguruar të gjitha provat, për çka në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Shkupit, personi është paraqitur para gjykatësit për procedurë paraprake./Alsat.mk