“Në Prokurori kemi deponuar 25 kallëzime penale për mbi 37 zyrtarë të lartë”

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), gjatë vitit të kaluar ka deponuar në Prokurori 25 kallëzime penale, në të cilat janë të përfshirë mbi 37 zyrtarë të lartë. Këtë e ka bërë të ditur në një interviste për KosovaPress, drejtori i AKK-së, Shaip Havolli.

Ai e ka vlerësuar me progres raportin e indeksit të matjes së korrupsionit nga Transparency International, por se nuk është i kënaqur me luftën kundër korrupsionit.“Agjencia Kundër Korrupsion për vitin 2016, ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform mandatit që e ka në luftimin dhe parandalimin ndaj korrupsionit. Ka trajtuar diku mbi 200 raste të hetimeve të korrupsionit, diku 25 raste i ka dërguar në Prokurorinë përkatëse. Po ashtu edhe disa raste i ka trajtuar dhe kanë të bëjnë me shkelje të administrative të cilat i ka dërguar në institucionet për me marrë masa vetë institucioni. Janë dërguar po ashtu 25 kallëzime penale diku me mbi 37 persona të përfshirë, të gjithë janë zyrtarë, mirëpo pa e llogarit edhe çështjen e deklarimit të pasurisë që ka përfunduar kontrolli i deklarimit të pasurisë për 2015-tën. Besoj që diku në fillim të muajit mars do të publikohet raporti i përgjithshme lidhur me punën e saj”, tha Havolli.

Para disa ditëve ka dal edhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në nivel botëror, dhe pikërisht për renditjen që ka Kosova në këtë raport, vetë Havolli thotë se nuk është i kënaqur.Ai ka treguar se Agjencia është ka trajtuar edhe çështje të konfliktit të interesit, ku vetëm në vitin që shkoj janë trajtuar mbi 150 raste.

“Po ashtu Agjencia ka trajtuar edhe çështjet e konfliktit të interesit . Ku deri tash ka trajtuar mbi 150 raste ku dyshohet që zyrtarët e lartë kanë qenë në konflikt interesi. 100 prej tyre janë shmang nga konflikti i interesit, ndërsa pjesa tjetër do të ballafaqohet në rast se nuk largohet nga konflikti me sanksione të parapara me ligj”, tha Havolli.

Ndërsa në fushën e prokurimit publik, Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhëna mbi 100 opinione duke sugjeruar që të shmangen situatat e shkeljeve të tilla.“Sa i përket fushës së prokurimit publik, janë diku mbi 100 opinione për vitin 2016, ku Agjencioni, divizioni i parandalimit të korrupsionit në fushën e prokurimit publik ka dhënë rekomandime, opinione, që të shmangen këto situata në shkelje të ligjit të prokurimit publik“, tha Havolli.

Shefi i AKK-së thotë se me ndryshimet në ligjet që i përkasin fushës së tyre, me siguri se do të kërkohet edhe rritja e kompetencave për Agjencinë, në mënyrë që vetë ata të kenë mundësinë që t’i trajtojnë rastet më mirë dhe më shpejt.Përndryshe, Havolli tha për KosovaPress se Agjencia ka mbështetjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në aspektin që lëndët të cilat u dërgohen nga AKK të trajtohen në mënyrë të veçantë. Shefi i AKK-së thotë se deri tash kanë pasur bashkëpunim shembullor me Prokurorinë, me të cilët edhe konsultohen, dhe po ashtu raporte të mira në funksion të detyrave kanë pasur edhe me Policinë dhe me agjencitë të tjera siç janë Qendra e njësisë së inteligjencës financiare, ATK, dhe Doganat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme