Cufi Kokës i caktohet masa e paraburgimit 8 ditor, caktohet masa e paraburgimit edhe për dy protestues që sulmuan policët dhe Kuvendin

Gazetar: Adrian Kerimi

Jusuf Enuzit i dyshuar se më 6 korrik gjatë incidentit në Sheshin Skënderbeu përdori armë zjarri për të larguar turmën e protestuesve kundër propozimit francez i caktohet masa e paraburgimit 8 ditorë. Enuzi dyshohet për veprën “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” e dënueshme me masë efektive deri në 5 vjet. Organi i akuzës por edhe policia njoftoi se i dyshuari armën e posedonte me leje. Masa e paraburgimit është caktuar edhe për dy protestues të tjerë. Jane Smilevski, 18 vjeç banues në Shkup i cili dyshohet se gjatë protestës së dhunshme më 5 korrik ka përgatitur koktej molotovi dhe i ka hedhur në drejtim të policisë dhe godinës së Kuvendit dhe Gorazd Koneski 22 vjeç gjithashtu banues në Shkup i cili dyshohet se gjatë protestës ka sjell me çantë gurë dhe gjësende të forta me të cilat protestuesit e dhunshëm kanë sulmuar dhe lënduar policinë.

Ndërkohë Prokuroria është duke proceduar penalisht edhe kundër 8 personave të tjerë të moshës 18 deri 36 vjeçare të dyshuar për “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale” që ndërlidhet me protestën e 5 korrikut për sulmin kundër policëve.

Për gjashtë ditë sa është protestuar para Qeverisë, Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa njofton se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në dhunë dhe incidente. Janë lënduar mbi 50 policë, ndërsa njëri prej tyre ka marr lëndime më të rënda.

Byroja për Siguri Publike ka vlerësuar se rreziku për protesta të dhunshme akoma është prezent dhe për këtë arsye edhe ndryshoi trajektoren e lëvizjes së protestuesve, duke eliminuar mundësinë për konflikte ndër-etnike si ai i 6 korrikut te Sheshi Skënderbeu. Dhuna e regjistruar më 5 korrik dhe incidenti i 6 korrikut ka nxitur reagimin e strukturave politike të cilët kanë apeluar që protestat të jenë të qeta, demokratike dhe duke mënjanuar çdo përshkallëzim të situatës dhe cenim të sigurisë publike.

Organizator të protestave zyrtarisht është paraqitur një grup i qytetarëve, ndërsa mbështeten edhe nga VMRO-DPMNE-ja dhe partia E Majta./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme